Ligj

PËR STATUSIN E PUNONJËSVE TË INDUSTRISË SË NAFTËS DHE TË GAZIT

Ligji nr. 8/2017, datë 2 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8/2017
Data e miratimit
2 shkurt 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 23 shkurt 2017
Hyn në fuqi
10 mars 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2017-02-23

LIGJ

Nr. 8/2017

PËR STATUSIN E PUNONJËSVE TË INDUSTRISË SË NAFTËS DHE TË GAZIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj përcakton statusin e punonjësit të industrisë së naftës dhe të gazit, i cili përfshin pozitën

juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, të drejtat dhe detyrimet e punonjësve dhe ish-

punonjësve të industrisë së naftës e të gazit në Republikën e Shqipërisë, për arsye të karakterit të veçantë

të punës dhe ndikimin e saj në shëndet, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Ish-naftëtar” është shtetasi që ka punuar në industrinë e naftës dhe të gazit në profesionin dhe

punën e përcaktuar në vendimin nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave, “Për ndarjen e punëve

në kategori për efekt pensioni”, ish-punonjësit e uzinave mekanike të naftës dhe personeli inxhiniero-

teknik, që kanë punuar në ish-ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim,

prodhimit, sizmikës, gjeofizikës kantieriale, mekanikës, institutet gjeologjike dhe teknologjike, përpunimit,

transportit me naftësjellës dhe gazsjellës.

2. “Naftëtar” është shtetasi që punon në industrinë e naftës e të gazit në profesionin dhe punën e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.