PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR MASAT E SHTETEVE PORTUALE PËR TË PARANDALUAR, FRENUAR DHE ELIMINUAR PESHKIMIN E PALIGJSHËM, TË PARAPORTUAR DHE TË PARREGULLUAR
Ligji nr. 10/2017, datë 2 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10/2017
- Data e miratimit
- 2 shkurt 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 26, 20 shkurt 2017
- Hyn në fuqi
- 7 mars 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2017-02-20
LIGJ
Nr. 10/2017
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR MASAT E SHTETEVE PORTUALE PËR TË PARANDALUAR, FRENUAR DHE ELIMINUAR PESHKIMIN E PALIGJSHËM, TË PARAPORTUAR DHE TË PARREGULLUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen për masat e shteteve portuale për të parandaluar, frenuar dhe eliminuar peshkimin e paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar, sipas tekstit bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse të këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.2.2017
Shpallur me dekretin nr. 10008, datë 15.2.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE
PËR MASAT E SHTETEVE PORTUALE PËR PARANDALIMIN, FRENIMIN DHE ELIMINIMIN E PESHKIMIT TË PALIGJSHËM, TË PARAPORTUAR
DHE TË PARREGULLUAR
PREAMBULË
Palët e kësaj Marrëveshjeje,
të shqetësuara thellësisht për vazhdimësinë e peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar dhe pasojat e tij negative në rezervat e peshkut, ekosistemin detar dhe mjetet e jetesës së peshkatarëve të ligjshëm, dhe për nevojën në rritje për siguri ushqimore në nivel global;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.