PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9874, DATË 14.2.2008, “PËR ANKANDIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 12/2017, datë 9 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 12/2017
- Data e miratimit
- 9 shkurt 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 23 shkurt 2017
- Hyn në fuqi
- 10 mars 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2017-02-23
LIGJ
Nr. 12/2017
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9874, DATË 14.2.2008, “PËR ANKANDIN PUBLIK”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9874, datë 14.2.2008, “Për ankandin publik”, të ndryshuar, bëhen shtesat si më
poshtë:
Neni 1
Në nenin 17 bëhen këto shtesa:
1. Në pikën 1, pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç” me këtë përmbajtje:
“ç) procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të ankandit.”.
2. Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të ankandit, përdoret vetëm për
mallrat e konfiskuara të administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.”.
Neni 2
Pas nenit 20 shtohet neni 20/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 20/1
Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit
1. Autoriteti shitës mund të përdorë procedurën me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të
ankandit, vetëm në rrethana të veçanta, në përputhje me këtë nen dhe me rregullat e ankandit publik, kur:
a) natyra e objektit nuk lejon zbatimin e afateve të përcaktuara në nenin 28, të këtij ligji, dhe
përcaktimin e çmimit të plotë, në veçanti në rastet e:
i) shitjes së gjësë së gjallë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.