Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9947, DATË 7.7.2008, “PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 17/2017, datë 16 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
17/2017
Data e miratimit
16 shkurt 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 43, 9 mars 2017
Hyn në fuqi
24 mars 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2017-03-09

LIGJ

Nr. 17/2017

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9947, DATË 7.7.2008,

“PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj, emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave” (në vijim DPPM) zëvendësohet me “Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale” (në vijim DPPI).

Neni 2

Në nenin 4 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:

1. Pika 15 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“15. “Licencë ekskluzive” është licenca që pronari i një objekti të pronësisë industriale i jep ekskluzivisht vetëm një të licencuari të drejtën për ta përdorur atë.”.

2. Pas pikës 17/d shtohen pikat 18, 19, 20, 21, 22, 23 dhe 24 me këtë përmbajtje:

“18. “Mjet elektronik” është çdo mjet, me anë të të cilit mundësohet dërgimi fillestar i informacionit e marrja e tij nga marrësi i përcaktuar me anë të pajisjeve elektronike për përpunimin (duke përfshirë ngjeshjen shifrore) dhe ruajtja e të dhënave, tërësisht të transmetuara, të përcjella apo të marra përmes kabllove, valëve radio, mjeteve optike ose mjeteve të tjera elektromagnetike, përfshirë dhe internetin.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.