Ligj

PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 15/2017, datë 16 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 4 prill 2024.

Numri
15/2017
Data e miratimit
16 shkurt 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 43, 9 mars 2017
Hyn në fuqi
24 mars 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2017-03-09

LIGJ

Nr. 15/2017

PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj:

a) përcakton parimet themelore të ofrimit, qeverisjes, financimit dhe menaxhimit të arsimit dhe të

formimit profesional (AFP);

b) rregullon aspektet e sistemit të AFP-së në përputhje me sistemin e përgjithshëm arsimor dhe

tregun e punës;

c) përcakton misionin dhe objektivat kryesorë të sistemit të AFP-së, si dhe rregullat për krijimin,

organizimin, administrimin, financimin dhe mbylljen e ofruesve të AFP-së;

ç) përcakton rolet dhe përgjegjësitë e autoriteteve publike dhe subjektet e tjera përgjegjëse për

planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aspekteve të AFP-së.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim:

a) të krijojë dhe të zhvillojë një sistem të njësuar të AFP-së që t’u përgjigjet ndryshimeve social-

ekonomike dhe teknologjike, në përputhje të plotë me nevojat e tregut vendas e global të punës;

b) të krijojë mekanizma të qëndrueshëm të sigurimit dhe garantimit të cilësisë në institucionet e

arsimit profesional, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian;

c) të modernizojë sistemin e AFP -së, duke e bërë atë një mekanizëm më efektiv dhe më të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 4 prill 2024 · 32/2024 · Për disa shtesa në ligjin nr. 15/2017, "Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.