PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7918, DATË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKËVE TË PRIVATIZIMIT)” DHE DEKRETIT NR. 1049, DATË 27.3.1995, “PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN NR. 1030, DATË 23.2.1995”, TË NDRYSHUAR”
Ligji nr. 16/2017, datë 16 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 16/2017
- Data e miratimit
- 16 shkurt 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 43, 9 mars 2017
- Hyn në fuqi
- 24 mars 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2017-03-09
LIGJ
Nr. 16/2017
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7918, DATË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN ME
NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 1030, DATË 23.2.1995, “PËR EMETIMIN DHE
SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKËVE TË PRIVATIZIMIT)”
DHE DEKRETIT NR. 1049, DATË 27.3.1995, “PËR DISA PLOTËSIME NË DEKRETIN
NR. 1030, DATË 23.2.1995”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 7918, da të 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë
23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit
nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995”, të ndryshuar”, fjalia e
fundit e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:
“Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2018.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 16.2.2017
Shpallur me dekretin nr. 10058, datë 6.3.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.