Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Ligji nr. 82/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 82/2026
- Data e miratimit
- 23 korrik 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 172, 5 gusht 2026
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 172, datë 2026-08-05
LIGJ
Nr. 82/2026
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7850, DATË 29.7.1994,
“KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një
deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen
shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 463 shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje:
“Përjashtimisht, afatet e ekzekutimit të detyrimeve monetare dhe lindjen e kamatëvonesave në
transaksionet tregtare ndërmjet sipërmarrjeve, si dhe ndërmjet sipërmarrjeve dhe autoriteteve publike
rregullohen sipas parashikimeve të ligjit për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare.”.
Neni 628 ndryshohet si më poshtë:
Neni 2
“Neni 628
Prodhuesi është përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga të metat e produkteve të tij, përveç kur:
a) prodhuesi ose importuesi nuk ka vënë në qarkullim produktet në treg ose në shërbim;
b) në rastin e një distributori, ky i fundit nuk e ka bërë produktin të disponueshëm në treg;
c) sipas rrethanave të vërtetuara, vlerësohet sipas ligjit se të metat që kanë shkaktuar dëmin nuk
ekzistonin në kohën e vënies në qarkullim të produktit në treg, të vënë në shërbim ose, në rastin e një
distributori, të bërjes të disponueshëm në treg, ose ato kanë lindur më vonë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.