PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 81/2016 “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME”
Ligji nr. 14/2017, datë 16 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 14/2017
- Data e miratimit
- 16 shkurt 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 1 mars 2017
- Hyn në fuqi
- 1 mars 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2017-03-01
LIGJ
Nr. 14/2017
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 81/2016 “PËR RIVLERËSIMIN
E PASURISË SË PALUAJTSHME”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, 84, pika 4, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 81/2016 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 1, pika 1, fjalët “deri më 28 shkurt 2017” bëhen “deri më 31 maj 2017”.
Neni 2
Në nenin 2, në fund të pikës 3, shtohen fjalët “ose 2017, sipas datës së kryerjes së rivlerësimit.”.
Neni 3
Në nenin 5, fjalët “dhe i shtrin efektet deri në datën 28 shkurt 2017” zëvendësohen me fjalët “dhe i
shtrin efektet deri në datën 31 maj 2017”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Ilir Meta
Miratuar në datën 16.2.2017
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.