PËR TË DREJTAT DHE MBROJTJEN E FËMIJËS
Ligji nr. 18/2017, datë 23 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 18/2017
- Data e miratimit
- 23 shkurt 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 43, 9 mars 2017
- Hyn në fuqi
- 9 qershor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2017-03-09
LIGJ
Nr. 18/2017
PËR TË DREJTAT DHE MBROJTJEN
E FËMIJËS
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TЁ PЁRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton të drejtat dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, mekanizmat dhe autoritetet përgjegjëse, që garantojnë me efektivitet ushtrimin, respektimin, promovimin e këtyre të drejtave, si dhe mbrojtjen e veçantë të fëmijës.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
a) mbrojtjen e fëmijës, nëpërmjet plotësimit të kuadrit ligjor e institucional, në zbatim të Kushtetutës, të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës, të akteve ndërkombëtare që veprojnë në këtë fushë, si dhe të legjislacionit në fuqi;
b) parashikimin e parimeve bazë ku mbështeten politikat kombëtare për të drejtat e fëmijës, mekanizmat efikasë, si dhe autoritetet përgjegjëse në nivel qendror e vendor dhe kompetencat e tyre në fushën e të drejtave dhe të mbrojtjes së fëmijës;
c) garantimin e mirëqenies dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijës, duke promovuar e mundësuar zhvillimin e tyre në shoqëri, ndihmën dhe përkujdesin efektiv për fëmijën, shëndeti dhe mirëqenia e të cilit janë në rrezik;
ç) marrjen e masave për t'i siguruar fëmijës ushtrimin e të drejtave, në përputhje me zhvillimin e personalitetin, bazuar në interesin më të lartë të tij;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.