Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT PËR ZHVILLIMIN E INTEGRUAR URBAN DHE TË TURIZMIT

Ligji nr. 19/2017, datë 23 shkurt 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
19/2017
Data e miratimit
23 shkurt 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 45, 10 mars 2017
Hyn në fuqi
25 mars 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2017-03-10

LIGJ

Nr. 19/2017

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT PËR ZHVILLIMIN E INTEGRUAR URBAN DHE TË TURIZMIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 23.2.2017

Shpallur me dekretin nr. 10061, datë 6.3.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

NUMRI I HUAS ______-AL

MARRËVESHJE HUAJE

(PROJEKT PËR ZHVILLIMIN E INTEGRUAR URBAN DHE TË TURIZMIT)NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM E DATËS ________________ 2016

NUMRI I HUAS_____AL

MARRËVESHJE HUAJE

Marrëveshje e lidhur në datën ____________ 2016 ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka), me anë të së cilës Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:

Neni I

Kushte të përgjithshme; përkufizime

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.