Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së huas dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 500 000 eurosh, të ratifikuar me ligjin nr. 10 251, datë 11.3.2010
Ligji nr. 21/2017, datë 2 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 21/2017
- Data e miratimit
- 2 mars 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 51, 16 mars 2017
- Hyn në fuqi
- 31 mars 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2017-03-16
LIGJ
Nr. 21/2017
PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË HUAS DHE PROJEKTIT
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E
FINANCAVE, E OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT SHA, SI AGJENCIA E
ZBATIMIT TË PROJEKTIT, DHE KfW FRANKFURT AM MAIN PËR FINANCIMIN E
PROJEKTIT “LINJA UNAZORE 110 KILOVOLT E SHQIPËRISË SË JUGUT”,
NËPËRMJET NJË HUAJE PREJ 500 000 EUROSH, TË RATIFIKUAR
ME LIGJIN NR. 10 251, DATË 11.3.2010
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr. 43/2016
“Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet ndryshimi i marrëveshjes së huas dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të
përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a., si agjencia e zbatimit të
projektit, dhe KfW Frankfurt am Main për financimin e projektit “Linja unazore 110 kilovolt e Shqipërisë së
Jugut”, nëpërmjet një huaje prej 500 000 (pesëqind mijë) eurosh, të ratifikuar me ligjin nr. 10 251, datë
11.3.2010, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 2.3.2017
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.