PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 1, DATË 25.1.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9136, DATË 11.9.2003, “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Ligji nr. 25/2017, datë 9 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 25/2017
- Data e miratimit
- 9 mars 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 58, 27 mars 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2017-03-27
Faqe|1
LIGJ
Nr. 25/2017
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 1,
DATË 25.1.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA NDRYSHIME NË
LIGJIN NR. 9136, DATË 11.9.2003, “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË
DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 25.1.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për disa
ndryshime në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të
sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, me ndryshimin e
mëposhtëm:
Neni 4 i aktit normativ riformulohet si më poshtë:
“Neni 4
Dispozita të fundit
Me hyrjen në fuqi të këtij akti normativ, shfuqizohen:
a) fjalët, “e vetëpunësuar, të cilët marrin pension dhe që ushtrojnë, të vetëm, veprimtari ekonomike
profesionale, sipas nenit 9 të këtij ligji.”, të nenit 1, të ligjit nr. 144/2015, “Për disa shtesa në ligjin nr.
7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”;
b) neni 2, i ligjit nr. 144/2015, “Për disa shtesa në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet
shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.