Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar

Ligji nr. 83/2026, datë 23 korrik 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
83/2026
Data e miratimit
23 korrik 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 165, 30 korrik 2026
Hyn në fuqi
30 korrik 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 165, datë 2026-07-30

LIGJ

Nr. 83/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 93/2015,

“PËR TURIZMIN”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një

deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 54 e nenit 4 ndryshohet, si më poshtë:

“54. Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton subjektin, i cili

financon dhe/ose merr përsipër ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 ose 5 yje, status special,

dhe që përmbush kriteret e përcaktuara në nenin 33/1 të këtij ligji.”.

Neni 2

Në fund të nenit 28 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin, Këshilli i Ministrave mund të vendosë

ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të pasurive shtetërore në zonat me përparësi zhvillimin

e turizmit për realizimin e projekteve ose investimeve me interes publik ose me rëndësi kombëtare

që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.”.

Pas nenit 30 shtohet neni 30/a me këtë përmbajtje:

Neni 3

“Neni 30/a

1. Këshilli i Ministrave mund të urdhërojë pezullimin e punimeve të ndërtimit në zonat turistike

gjatë sezonit turistik për të garantuar zhvillimin e qetë të tij. I njëjti rregull vlen edhe për aktivitetet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.