PËR PRODUKTET KOZMETIKE
Ligji nr. 26/2017, datë 16 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 26/2017
- Data e miratimit
- 16 mars 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 75, 12 prill 2017
- Hyn në fuqi
- 12 prill 2018
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2017-04-12
LIGJ
Nr. 26/2017
PËR PRODUKTET KOZMETIKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe garantimin e cilësisë së produkteve kozmetike të bëra të disponueshme në treg, duke përcaktuar kërkesat që duhet të përmbushë çdo produkt kozmetik.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet kozmetike, të prodhuara në mënyrë industriale, të vendosura në tregun e Republikës së Shqipërisë.
2. Ky ligj zbatohet për produktet kozmetike, sipas përkufizimit në këtë ligj, duke mos përfshirë substanca ose përzierje të destinuara për administrim nga goja, inhalim, injektim ose implantim brenda trupit të njeriut.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Produkt kozmetik” është çdo substancë ose përzierje, e destinuar për t’u vendosur në kontakt me pjesët e jashtme të trupit të njeriut (epidermë, flokë, thonj, buzë dhe organet e jashtme gjenitale) ose dhëmbë, membranat mukozë të kavitetit oral, me qëllim të vetëm ose kryesisht pastrimin e tyre, parfumosjen, ndryshimin e pamjes, mbrojtjen dhe mbajtjen e tyre në kushte të mira ose korrigjimin e erës së trupit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.