PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2016, PËR PROJEKTIN “PROGRAM PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE II”
Ligji nr. 31/2017, datë 23 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 31/2017
- Data e miratimit
- 23 mars 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 75, 12 prill 2017
- Hyn në fuqi
- 27 prill 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2017-04-12
LIGJ
Nr. 31/2017
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË
GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2016, PËR PROJEKTIN “PROGRAM
PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE II”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së
Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2016, për projektin “Program për
menaxhimin e mbetjeve II”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.3.2017
Shpallur me dekretin nr. 10120 , datë 7.4.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË
SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR
2016
PËR PROJEKTIN “PROGRAMI PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE II”
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë
dhe
Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë,
në frymën e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës së Shqipëri së dhe Republikës
Federale të Gjermanisë,
duke u nisur nga dëshira për t’i forcuar dhe thelluar këto marrëdhënie miqësore nëpërmjet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.