PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9831, DATË 12.11.2007, “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 27/2017, datë 23 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 27/2017
- Data e miratimit
- 23 mars 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 75, 12 prill 2017
- Hyn në fuqi
- 27 prill 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2017-04-12
LIGJ
Nr. 27/2017
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9831, DATË 12.11.2007, “PËR
DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpë rblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit
komunist”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 19 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 19
1. Brenda datës 31.12.2017, ish-të dënuarit politikë, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e
subjekteve përfituese parësore dhe plotësojnë kriteret e neneve 4 e 5, të këtij ligji, drejtpërdrejt apo
nëpërmjet kujdestarit ligjor, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën, me shkrim, për përfitimin
e dëmshpërblimit financiar për dënimin penal të padrejtë, sipas formularit të paraqitur në aneksin “A”,
që i bashkëlidhet këtij ligji.
2. Mosparaqitja e kërkesës brenda afatit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, sjell humbjen e
së drejtës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarin politik, i cili bën pjesë në kategorinë e subjekteve
përfituese parësore. Sipas këtij ligji, ish-i dënuari politik i regjimit komunist, që bën pjesë në kategorinë
parësore, personi i autorizuar apo kujdestari i tij ligjor nuk mund të rivendosen në afat për paraqitjen
e kërkesës pas datës 31.12.2017.”.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.