PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “HEKURUDHAT SHQIPTARE - REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË - DURRËS DHE NDËRTIMI I LINJËS HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS”
Ligji nr. 29/2017, datë 23 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 29/2017
- Data e miratimit
- 23 mars 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 75, 12 prill 2017
- Hyn në fuqi
- 27 prill 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2017-04-12
LIGJ
Nr. 29/2017
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “HEKURUDHAT SHQIPTARE - REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË - DURRËS DHE NDËRTIMI I LINJËS HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare - Rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë - Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 23.3.2017
Shpallur me dekretin nr. 10118, datë 7.4.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
(Numri i Veprimit 48466)
MARRËVESHJE HUAJE
(Hekurudhat shqiptare - Rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i një linje hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës) ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Datë [__________]
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.