Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2011, 2013, 2014, PËR PROJEKTIN “PROGRAM PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE”

Ligji nr. 30/2017, datë 23 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
30/2017
Data e miratimit
23 mars 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 75, 12 prill 2017
Hyn në fuqi
27 prill 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 75, datë 2017-04-12

LIGJ

Nr. 30/2017

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË

GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR 2011, 2013, 2014, PËR PROJEKTIN

“PROGRAM PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë

së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2011, 2013, 2014, për projektin “Program

për menaxhimin e mbetjeve”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 23.3.2017

Shpallur me dekretin nr. 10119, datë 7.4.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar

Nishani

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM

FINANCIAR 2011, 2013, 2014 PËR PROJEKTIN “PROGRAM PËR MENAXHIMIN E

MBETJEVE”

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë

dhe

Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë,

në frymën e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës

Federale të Gjermanisë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.