Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN Nr. 7905, DATË 21.3.1995, “KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 35/2017, datë 30 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
35/2017
Data e miratimit
30 mars 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 97, 5 maj 2017
Hyn në fuqi
1 gusht 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2017-05-05

LIGJ

Nr. 35/2017

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN Nr. 7905, DATË 21.3.1995, “KODI I

PROCEDURËS PENALE

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2, pas pikës 1 shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:

“2. Dispozitat procedurale penale janë të zbatueshme edhe për të pandehurit e mitur për aq sa nuk

parashikohet ndryshe në ligjin e posaçëm në fuqi.”.

Neni 2

Në nenin 4, pas pikës 1 shtohet pika 2 me këtë përmbajtje:

“2. Gjykata jep vendim fajësie kur i pandehuri rezulton fajtor për faktin penal që i atribuohet përtej

çdo dyshimi të arsyeshëm.”.

Neni 3

Në nenin 6, pika 1, pas fjalës “avokat” shtohen fjalët “në rastet e parashikuara nga ky Kod”.

Neni 4

Në nenin 7 bëhen këto ndryshime:

Në titull, fjalët “të njëjtën vepër” zëvendësohen me fjalët “të njëjtin fakt”.

Në pikën 1, fjalët “të njëjtën vepër penale” zëvendësohen me fjalët “të njëjtin fakt penal” dhe fjala

“cilën” zëvendësohet me fjalën “cilin”.

Neni 5

Në nenin 8 bëhen këto shtesa:

Në pikën 2 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.