Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 36/2017, datë 30 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
36/2017
Data e miratimit
30 mars 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 98, 5 maj 2017
Hyn në fuqi
20 maj 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 98, datë 2017-05-05

LIGJ

Nr. 36/2017

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI

PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2 dhe 83 pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.199 5, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen

shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 46 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Në paragrafin 1 hiqet fjalia “Masa edukuese është vendosja e të miturit në një institucion edukimi”.

Paragrafi 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Rregullat për revokimin e vendimit gjyqësor që përmbajnë masa mjekësore parashikohen në

Kodin e Procedurës Penale. Rregullat për caktimin ose revokimin e masave mjekësore dhe edukuese për

të miturin parashikohen nga Kodi i Drejtësisë për të Mitur.”.

Neni 2

Në nenin 51 bëhen këto ndryshime:

Në titull hiqet fjala “me burgim” dhe titullohet “Dënimi për të miturit”.

Në fjalinë e parë, pas fjalës “dënimi” hiqet fjala “me burgim”.

Në fund të fjalisë së parë shtohet fjalia e dytë më këtë përmbajtje:

“Rregullat për caktimin e dënimit për të miturin parashikohen në Kodin e Drejtësisë Penale për

të Mitur.”.

Neni 3

Në neni 59 bëhen shtesa e ndryshime si më poshtë:

Pas paragrafit 2 shtohet paragrafi 3 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.