PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 49/2012, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 39/2017, datë 30 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 39/2017
- Data e miratimit
- 30 mars 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 85, 21 prill 2017
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2017-04-21
LIGJ
Nr. 39/2017
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 49/2012, “PËR ORGANIZIMIN
DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATAVE ADMINISTRATIVE DHE GJYKIMIN E
MOSMARRËVESHJEVE ADMINISTRATIVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKES SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funk sionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin
e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.
Neni 2
Në nenin 1, pika 1, shkronja ”a” shfuqizohet.
Neni 3
Nenet 4, 5, 6, 6/1, 6/2, 6/ 3, 6/4 dhe 6/5 shfuqizohen.
Neni 4
Në nenin 7, shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:
“ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës të nëpunësve civilë, nëpunësve civilë
gjyqësorë, nëpunësve civilë të prokurorisë dhe të nëpunësve shtetërorë që sipas ligjit organik kanë një
rregullim të posaçëm. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit në administratën publike, në gjykatë ose
prokurori, marrëdhënia e punës e të cilëve bazohet në Kodin e Punës.”.
Neni 5
Neni 58 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 58
Shkaqet për rekurs
Vendimet e shpallura nga Gjykata Administrative e Apelit në rastet që parashikohen në këtë ligj,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.