PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996, “KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 38/2017, datë 30 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 38/2017
- Data e miratimit
- 30 mars 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 98, 5 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 5 nëntor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 98, datë 2017-05-05
LIGJ
Nr. 38/2017
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8116, DATË 29.3.1996, “KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa e ndryshime:
Neni 1
Neni 11 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 11
Provat
Provat janë të dhëna që merren prej burimeve dhe sipas rregullave të parashikuara në këtë Kod dhe ligje të tjera, të cilat vërtetojnë ose rrëzojnë pretendimet ose prapësimet e pjesëmarrësve në proces.”.
Neni 2
Neni 25 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 25
Pajtimi dhe ndërmjetësimi i palëve
Është detyrë e gjykatës që të bëjë përpjekje për të pajtuar palët në mosmarrëveshje dhe/ose të njoftojë e të udhëzojë palët për mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me ndërmjetësim.”.
Neni 3
Neni 34 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 34
Abuzimi me të drejtat në proces
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.