Ligj

PËR PAGESËN DHE FSHIRJEN/SHUARJEN E DETYRIMEVE TATIMORE, DETYRIMEVE TË PAGUESHME NË DOGANË, SI DHE PROCEDURËN E HEQJES NGA QARKULLIMI TË MJETEVE TË TRANSPORTIT PAS FSHIRJES /SHUARJES SË DETYRIMEVE TATIMORE

Ligji nr. 33/2017, datë 30 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
33/2017
Data e miratimit
30 mars 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 85, 21 prill 2017
Hyn në fuqi
6 maj 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2017-04-21

LIGJ

Nr. 33/2017

PËR PAGESËN DHE FSHIRJEN/SHUARJEN E DETYRIMEVE TATIMORE, DETYRIMEVE TË PAGUESHME NË DOGANË, SI DHE PROCEDURËN E HEQJES NGA QARKULLIMI TË MJETEVE TË TRANSPORTIT PAS FSHIRJES /SHUARJES SË DETYRIMEVE TATIMORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj parashikon pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të papaguara, të detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore të papaguara.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Detyrime tatimore të papaguara” janë tatimi/kontributi/taksa/tarifa, kamatëvonesa dhe çdo dënim administrativ i lidhur ose jo me një lloj tatimi/takse/tarife/kontributi, sipas ligjit nr. 9920, datë

19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ose ligjeve të tjera tatimore.

2. “Detyrime të pagueshme në doganë” janë detyrime të papaguara që kanë subjektet ndaj autoritetit doganor, përkatësisht taksa doganore, TVSH-ja, akciza, renta, taksa e ambalazhit, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit, gjoba, kamatëvonesa, interesat kompensues.

3. “Subjekt” është individi, personi fizik, personi juridik.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.