Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8678, DATË 14.5.2001, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 40/2017, datë 30 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
40/2017
Data e miratimit
30 mars 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 85, 21 prill 2017
Hyn në fuqi
6 maj 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2017-04-21

LIGJ

Nr. 40/2017

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8678, DATË 14.5.2001, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E MINISTRISË SË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti, KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në ligjin nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

Neni 1

“Neni 2

Baza ligjore e organizimit dhe e funksionimit të Ministrisë se Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë organizohet dhe funksionon në përputhje me:

a) Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

b) ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave;

c) ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore;

ç) ligjin për nëpunësin civil;

d) ligjet e tjera të posaçme që parashikojnë rregulla lidhur me Ministrinë e Drejtësisë; dhe dh) këtë ligj.”.

Neni 4 ndryshohet si më poshtë:

Neni 2

“Neni 4

Statusi i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë

1. Funksionarët politikë të Ministrisë së Drejtësisë gëzojnë të drejtat dhe përmbushin detyrimet e parashikuara në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

2. Nëpunësit civilë të Ministrisë së Drejtësisë gëzojnë të drejtat dhe përmbushin detyrimet e parashikuara në ligjin për nëpunësin civil.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.