PËR LIRIMIN E FREKUENCAVE TË DIXHITAL - DIVIDENTIT
Ligji nr. 34/2017, datë 30 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 34/2017
- Data e miratimit
- 30 mars 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 85, 21 prill 2017
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2017-04-21
LIGJ
Nr. 34/2017
PËR LIRIMIN E FREKUENCAVE TË DIXHITAL - DIVIDENTIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
1. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë vazhdimësinë e marrjes nga publiku të të gjitha programeve TV, transmetuar nëpërmjet rrjeteve tokësore edhe pas kalimit të plotë në transmetimet numerike, nëpërmjet kompensimit të pjesshëm të kostove neto shtesë që shkakton kalimi nga transmetimet analoge në ato numerike.
2. Ky ligj ka për qëllim të krijojë kushtet për lirimin e Dividentit Numerik 1, që përdoret aktualisht për transmetime audiovizive, dhe vënien e frekuencave të tij në përdorim të rrjeteve të komunikimeve të lëvizshme, sipas legjislacionit në fuqi për komunikimet elektronike dhe mediat audiovizive.
3. Ky ligj përcakton masën e kompensimit financiar, mënyrën e krijimit të saj, kategoritë që përfitojnë, mënyrën e kompensimit, procedurën e administrimit dhe të pagesave.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.