PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 173, DATË 22.10.2009, “PËR MBROJTJEN E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE TË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 32/2017, datë 30 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 32/2017
- Data e miratimit
- 30 mars 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 92, 2 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 1 gusht 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2017-05-02
LIGJ
Nr. 32/2017
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 173,
DATË 22.10.2009, “PËR MBROJTJEN
E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE
TË DREJTËSISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10173, datë 22.10.2009, “Për mbrojtën e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të
drejtësisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 5 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 riformulohet si më poshtë:
“1. Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, si strukturë e posaçme
qendrore në Policinë e Shtetit, është organi përgjegjës për përgatitjen, ndjekjen dhe zbatimin e programit
të mbrojtjes. Drejtoria e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.”.
2. Në pikën 2, fjalët “Ministri i Brendshëm” zëvendësohen me fjalët “Ministri përgjegjës për rendin
dhe sigurinë publike”.
3. Në pikën 3, fjalët “Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit” zëvendësohen me fjalët
“Drejtorisë së Policisë së Shtetit”.’
Neni 2
Në nenin 6, shkronja “a”, pas fjalëve “Prokurori i Përgjithshëm” shtohen fjalët “ose Drejtuesi i
Prokurorisë së Posaçme”.
Neni 3
Në nenin 8 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, fjalët “Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” zëvendësohen me fjalët
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.