Ligj

KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR

Ligji nr. 37/2017, datë 30 mars 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
37/2017
Data e miratimit
30 mars 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 92, 2 maj 2017
Hyn në fuqi
1 janar 2018
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2017-05-02

LIGJ

Nr. 37/2017

KODI I DREJTËSISË PENALE PËR

TË MITUR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një

deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

1. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur (në vijim Kodi) përmban rregullime të posaçme lidhur

me përgjegjësinë penale të të miturve, rregulla procedurale lidhur me hetimin, ndjekjen penale, procesin

gjyqësor, ekzekutimin e vendimit të dënimit penal, rehabilitimin ose të çdo mase tjetër që përfshin një të

mitur në konflikt me ligjin, si dhe një të mitur viktimë dhe/ose dëshmitar të veprës penale.

2. Ky Kod përmban rregullime edhe për të rinjtë nga grupmosha 18 deri në 21 vjeç, sipas

parashikimeve në nene të veçanta të tij.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij Kodi është:

1. Të garantojë një kuadër ligjor mbi drejtësinë penale për të mitur që është në përputhje me

Kushtetutën, Konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Fëmijëve dhe

standardet e normat e tjera ndërkombëtare që kanë për qëllim mbrojtjen e të miturit dhe mbrojtjen

efektive të interesit më të lartë të të miturit.

2. Të promovojë riintegrimin e të miturit në konflikt me ligjin penal dhe që i mituri të luajë në

shoqëri një rol sa më të dobishëm.

3. Të garantojë rishoqërizimin dhe rehabilitimin e të miturit që ka kryer vepër penale.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.