Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9917, DATË 19.5.2008, “PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”,TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 44/2017, datë 6 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
44/2017
Data e miratimit
6 prill 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 85, 21 prill 2017
Hyn në fuqi
6 maj 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2017-04-21

LIGJ

Nr. 44/2017

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9917, DATË 19.5.2008, “PËR PARANDALIMIN E

PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9917, da të 19.5.2008, “Për parandalimin e pa strimit të parave dhe financimit të

terrorizmit”, të ndryshuar, bëhen shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 22 bëhen këto shtesa:

1. Në shkronjën “e”, pas fjalëve “Prokurorinë e Përgjithshme” shtohen fjalët “Prokurorinë e Posaçme”

dhe pas fjalëve “Policinë e Shtetit” shtohen fjalët “Byronë Kombëtare të Hetimit”.

2. Pas shkronjës “ll” shtohet shkronja “m” me këtë përmbajtje:

“m) ushtron çdo detyrë tjetër që i jepet me ligj.”.

Neni 2

Në nenin 22/1, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Informacioni apo të dhënat e dërguara në zbatim të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe

prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” trajtohen në përputhje me parashikimet e atij ligji.”.

Neni 3

Në nenin 23, pika 2, pas fjalëve “Prokurorin e Përgjithshëm” shtohen fjalët “Drejtuesin e Prokurorisë

së Posaçme” dhe pas fjalëve “Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së” shtohen fjalët “Drejtorin e Byrosë

Kombëtare të Hetimit”.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.