PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 157/2013, “PËR MASAT KUNDËR FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”
Ligji nr. 43/2017, datë 6 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 43/2017
- Data e miratimit
- 6 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 85, 21 prill 2017
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2017-04-21
LIGJ
Nr. 43/2017
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 157/2013, “PËR MASAT
KUNDËR FINANCIMIT
TË TERRORIZMIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e
mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 9, pas fjalëve “Prokurori i Përgjithshëm” shtohen fjalët “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme”.
Neni 2
Në nenin 15, pika 2, pas fjalëve “Prokuroria e Përgjithshme” shtohen fjalët “Prokuroria e Posaçme” dhe
pas fjalëve “Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave” shtohen fjalët “Byroja
Kombëtare e Hetimit”.
Neni 3
Në nenin 16, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Ministri i Financave mund të urdhërojë, pa njoftim paraprak, bllokimin e përkohshëm të fondeve
dhe të pasurive të tjera, përpara nxjerrjes së vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave, kur kjo është e
vetmja mënyrë për të parandaluar shmangien nga zbatimi i masave të parashikuara në këtë ligj dhe duhet të
njoftojë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme për efekt të procedimit të
mundshëm penal.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 6.4.2017
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.