PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR PROGRAMIN “NË MBËSHTETJE TË ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL (AFP) NËPËRMJET INOVACIONIT”
Ligji nr. 51/2017, datë 13 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 51/2017
- Data e miratimit
- 13 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 3 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2017-05-03
LIGJ
Nr. 51/2017
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR PROGRAMIN “NË MBËSHTETJE TË ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL (AFP) NËPËRMJET INOVACIONIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për programin “Në mbështetje të arsimit dhe formimit profesional (AFP) nëpërmjet inovacionit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 13.4.2017
Shpallur me dekretin nr. 10221, datë 27.4.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË
DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME DHE BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR
NË LIDHJE ME
Programin në Mbështetje të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP)
nëpërmjet Inovacionit
Qeveria e Republikës Italiane (QRI) dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë (QRSH), të dyja të referuara bashkërisht si “Palët” dhe veçmas si “Palë",
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.