PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9643, DATË 20.11.2006, “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR1
Ligji nr. 47/2017, datë 13 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 47/2017
- Data e miratimit
- 13 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 3 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2017-05-03
LIGJ
Nr. 47/2017
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9643, DATË 20.11.2006, “PËR
PROKURIMIN PUBLIK”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Në nenin7, shkronja “c” ndryshohet si më poshtë:
“c) shërbime arbitrazhi dhe ndërmjetësimi, shërbimet e përfaqësimit nga avokati në arbitrazh dhe në
proceset gjyqësore, shërbimet noteriale, avokatët e cakt uar kryesisht, si dhe ekspertizës për nevoja të
procedimit penal, rregulluar sipas Kodit të Procedurës Penale.”.
Neni 2
Në nenin 13, pika 2, shkronja “g”, përpara fjalëve “rekomandimet e organeve audituese për procedurat
e prokurimit,” shtohet fjala “shqyrton”.
Neni 3
Nenet 19/1, 19/2, 19/3, 19/4, 19/5, 19/6 dhe 19/7 ndryshohen si më poshtë:
“Neni 19/1
Komisioni i Prokurimit Publik
1. Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë në fushën e prokurimeve, që shqyrton ankesat
për procedurat e prokurimit, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë ligj.
2. Komisioni i Prokurimit Publik është person juridik publik, i pavarur, që financohet nga Buxheti i
Shtetit.
3. Komisioni i Prokurimit Publik merr vendime mbi ankesat e paraqitura para tij, duke mbajtur parasysh,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.