PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7764, DATË 2.11.1993, “PËR INVESTIMET E HUAJA”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 46/2017, datë 13 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 46/2017
- Data e miratimit
- 13 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 93, 3 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2017-05-03
LIGJ
Nr. 46/2017
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7764, DATË 2.11.1993, “PËR INVESTIMET E
HUAJA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Për investimet e huaja”, të ndryshuar, pas nenit 11 shtohet neni
11/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 11/1
Dispozitë kalimtare
1. Mbrojtja e posaçme shtetërore, në kuptim të këtij ligji, do të jepet deri më 31 dhjetor 2018.
2. Mbrojtje të posaçme shtetërore, sipas parashikimeve të neneve 8/b, pikat 1 e 2, 8/d dhe 8/dh, të
këtij ligji, përfitojnë automatikisht dhe pa pasur nevojën e ndjekjes së ndonjë procedure apo marrjes së
ndonjë vendimi tjetër edhe investitorët/investimet strategjike, procedurë e veçantë, që kanë marrë këtë
status, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e
Shqipërisë”. Këshilli i Ministrave përcakton kufijtë dhe tagrat e zëvendësimit të palëve, në përputhje me
nenin 8/b të këtij ligji.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 13.4.2017
Shpallur me dekretin nr. 10216, datë 27.4.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.