Ligj

PËR NEGOCIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR DHE KOMPANISË “AL HABTOOR INVESTMENT LLC” PËR PROJEKTIMIN DHE NDËRTIMIN E “KULLËS IKONIKE” NË TIRANË

Ligji nr. 56/2017, datë 13 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
56/2017
Data e miratimit
13 prill 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 102, 10 maj 2017
Hyn në fuqi
25 maj 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2017-05-10

LIGJ

Nr. 56/2017

PËR NEGOCIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET SHTETIT SHQIPTAR

DHE KOMPANISË “AL HABTOOR INVESTMENT LLC” PËR PROJEKTIMIN DHE

NDËRTIMIN E “KULLËS IKONIKE” NË TIRANË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton procedurën për negocimin e marrëveshjes ndërmjet shtetit shqiptar dhe

kompanisë “Al Habtoor Investment LLC” për projektimin dhe ndërtimin e “Kullës Ikonike” në

Tiranë.

Neni 2

Procedura e negocimit

1. Procedura e negocimit të marrëveshjes të ndiqet nga Komisioni i Negocimit të Marrëveshjes,

i cili kryesohet nga një përfaqësuesi Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe

Sipërmarrjes dhe ka në përbërje përfaqësues edhe nga Ministria e Financave, Bashkia e Tiranës dhe

Avokatura e Shtetit.

2. Komisioni i Negocimit të Marrëveshjes të fillojë negociatat me kompaninë “Al Habtoor

Investment LLC” për propozimin e paraqitur prej tyre, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 3

Miratimi i marrëveshjes

1. Komisioni i Negocimit të Marrëveshjes, në përfundim të procedurave të negocimit harton

një raport, të cilin ua dërgon për shqyrtim Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe

Sipërmarrjes dhe Ministrit të Financave.

2. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministri i

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.