PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ISTISNA’A DHE TË MARRËVESHJES SË AGJENCISË ISTISNA’A NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM PËR FINANCIMIN SHTESË PËR PROJEKTIN E RRUGËS TIRANË - ELBASAN
Ligji nr. 49/2017, datë 13 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 49/2017
- Data e miratimit
- 13 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 95, 4 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 19 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2017-05-04
LIGJ
Nr. 49/2017
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ISTISNA’A DHE TË MARRËVESHJES SË AGJENCISË ISTISNA’A NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM PËR FINANCIMIN SHTESË PËR PROJEKTIN E RRUGËS TIRANË - ELBASAN
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja Istisna’a dhe marrëveshja e agjencisë Istisna’a ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim për financimin shtesë për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 13.4.2017
Shpallur me dekretin nr. 10219, datë 27.4.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Projekti Nr: 2ALB0033.1
MARRËVESHJA ISTISNA’A (FINANCIM SHTESË)
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM
PËR PROJEKTIN E RRUGËS TIRANË-ELBASAN
MARRËVESHJA ISTISNA’A
Kjo marrëveshje lidhet në datën ___/___/1437H (që i korrespondon __/___/2016G) ndërmjet KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (e referuar më poshtë si “Blerësi”) dhe BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (e referuar më poshtë si “Shitësi” ose “IDB”).
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.