Ligj

PËR MIRATIMIN E REZOLUTËS NR. BG/6-434, “NË LIDHJE ME RRITJEN E PËRGJITHSHME TË 5-TË TË KAPITALIT TË BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) DHE ARKËTIMIN E 50 PËR QIND (PJESA E ARKËTUESHME E PARAVE) TË KAPITALIT TË NËNSHKRUAR TË BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, SIPAS RRITJES SË 4-T TË PËRGJITHSHME TË KAPITALIT DHE DISA NËNSHKRIMEVE TË TJERA TË VEÇANTA”, TË VITIT 2013, TË BORDIT TË GUVERNATORËVE TË BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM

Ligji nr. 50/2017, datë 13 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
50/2017
Data e miratimit
13 prill 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 95, 4 maj 2017
Hyn në fuqi
19 maj 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2017-05-04

LIGJ

Nr. 50/2017

PËR MIRATIMIN E REZOLUTËS NR. BG/6-434, “NË LIDHJE ME RRITJEN E PËRGJITHSHME TË 5-TË TË KAPITALIT TË BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) DHE ARKËTIMIN E 50 PËR QIND (PJESA E ARKËTUESHME E PARAVE) TË KAPITALIT TË NËNSHKRUAR TË BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, SIPAS RRITJES SË 4-T TË PËRGJITHSHME TË KAPITALIT DHE DISA NËNSHKRIMEVE TË TJERA TË VEÇANTA”, TË VITIT 2013, TË BORDIT TË GUVERNATORËVE TË BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet rezoluta nr. BG/6-434, “Në lidhje me rritjen e përgjithshme të 5-të të kapitalit të Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) dhe arkëtimin e 50 për qind (pjesa e arkëtueshme e parave) të kapitalit të nënshkruar të Bankës Islamike për Zhvillim, sipas rritjes së 4-t të përgjithshme të kapitalit dhe disa nënshkrimeve të tjera të veçanta”, të vitit 2013, të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Islamike për Zhvillim, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Pagesa prej 2,13 milionë ID të paguhet me këste të barabarta, përgjatë një periudhe 20-vjeçare, 2016-2035, me një kosto vjetore për Buxhetin e Shtetit prej 106 500 (njëqind e gjashtë mijë e pesëqind) ID, në përputhje me termat dhe kushtet e pagesës të specifikuara në rezolutë.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.