Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR PROJEKTIN “RUAJTJA E AGROBIODIVERSITETIT NË SHQIPËRINË RURALE”

Ligji nr. 67/2017, datë 20 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
67/2017
Data e miratimit
20 prill 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 102, 10 maj 2017
Hyn në fuqi
25 maj 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2017-05-10

LIGJ

Nr. 67/2017

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH NDËRMJET

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË

REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR PROJEKTIN “RUAJTJA E

AGROBIODIVERSITETIT NË SHQIPËRINË RURALE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja me shkëmbim notash ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së

Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për projektin “Ruajtja e agrobiodiversitetit

në Shqipërinë rurale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 20.4.2017

Shpallur me dekretin nr. 10274, datë 4.5.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

Nr. 4436

Tiranë më 30.3.2017

E nderuar zonja Ambasadore

Kam nderin t'i referohem notës tuaj të datës 26 shtator 2016, nr. Wi 445 TZ 123, e cila citon:

Zoti Ministër,

Kam nderin, që në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, duke ju referuar protokollit

të bisedimeve ndërqeveritare të datës 12 korrik 2016 dhe premtimit të Ambasadës së Republikës Federale të

Gjermanisë si dhe në zbatim të marrëveshjes mbi Bashkëpunimin Teknik mes Gjermanisë dhe Shqipërisë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.