Ligj

PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT NR. 7, TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS, QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË, TË QËNDRUESHME DHE GJITHËPËRFSHIRËSE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 174/2013

Ligji nr. 63/2017, datë 20 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
63/2017
Data e miratimit
20 prill 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 102, 10 maj 2017
Hyn në fuqi
25 maj 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2017-05-10

LIGJ

Nr. 63/2017

PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT NR. 7, TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS PËR OBJEKTIVA ZHVILLIMI, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS PËR FORCIMIN E SHTETIT TË SË DREJTËS, QEVERISJEN E MIRË DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR NJË RRITJE EKONOMIKE ME BAZË TË GJERË, TË QËNDRUESHME DHE GJITHËPËRFSHIRËSE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 174/2013

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet ndryshimi nr. 7, i marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ratifikuar me ligjin nr. 174/2013, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 20.4.2017

Shpallur me dekretin nr. 10270, datë 4.5.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Marrëveshje Granti e USAID-it nr. 182 – DOAG – 13 - 010

NDRYSHIMI NUMËR SHTATË

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.