Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9634, DATË 30.10.2006, “PËR INSPEKTIMIN E PUNËS”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 57/2017, datë 20 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
57/2017
Data e miratimit
20 prill 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 102, 10 maj 2017
Hyn në fuqi
25 maj 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2017-05-10

LIGJ

Nr. 57/2017

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9634, DATË 30.10.2006, “PËR

INSPEKTIMIN E PUNËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9634, datë 30.10.2006, “Për inspektimin e punës”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime

dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj, emërtimi “kontrollor pune” hiqet.

Neni 2

Neni 2 riformulohet si më poshtë:

“Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Inspektorat” është inspektorati shtetëror që mbulon fushën e punës, organizimi dhe

funksionimi i të cilit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 10 433,

datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

2. “Inspektim në punë” është çdo formë kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore,

sipas legjislacionit të punës, i bërë nga inspektorati, në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin për inspektimin.

3. “Legjislacion i punës” janë:

a) konventat e ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë;

b) ligji nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

c) ligji nr. 10 237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, i ndryshuar;

ç) ligji nr. 7995, datë 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.