PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR PROJEKTIN “MENAXHIMI I INTEGRUAR I MBETJEVE TË NGURTA DHE EKONOMIA RICIKLUESE NË RESPEKT TË MJEDISIT”
Ligji nr. 62/2017, datë 20 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 62/2017
- Data e miratimit
- 20 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 10 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 25 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2017-05-10
LIGJ
Nr. 62/2017
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË
REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR PROJEKTIN “MENAXHIMI I
INTEGRUAR I MBETJEVE TË NGURTA DHE EKONOMIA RICIKLUESE NË RESPEKT
TË MJEDISIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja me shkëmbim notash ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për projektin “Menaxhimi i integruar i
mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji
dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 20.4.2017
Shpallur me dekretin nr. 10269, datë 4.5.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Nr. 4435
Tiranë më 30.3.2017
E nderuar zonja Ambasadore,
Kam nderin t'i referohem notës tuaj të datës 26 shtator 2016, nr. Wi 445 TZ 128, e cila citon:
Zoti Ministër,
Kam nderin, që në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, duke iu referuar protokollit
të bisedimeve ndërqeveritare të datës 12 korrik 2016 dhe premtimit të Ambasadës së Republikës Federale të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.