Për DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 108/2014, “PËR POLICINË E SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 58/2017, datë 20 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 58/2017
- Data e miratimit
- 20 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 10 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 25 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2017-05-10
LIGJ
Nr. 58/2017
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 108/2014, “PËR POLICINË E
SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 hiqen fjalët “ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe objekteve të rëndësisë
së veçantë”.
Neni 2
1. Në nenin 6 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
a) pika 15 shfuqizohet;
b) pas pikës 29 shtohen pikat 30 dhe 31 me këtë përmbajtje:
“30. “Vërtetimi i besueshmërisë” është dokument i miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit, i cili pasqyron rezultatet e verifikimit të të dhënave të vetëdeklaruara në raport me
ato të regjistrave fizikë dhe elektronikë të policisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, që lëshohet nga
autoritetet vendore të Policisë së Shtetit, për shtetasin/personin, i cili pranohet apo rikthehet në
Policinë e Shtetit.
31. “Policimi vullnetar” është ofrimi vullnetar i shtetasve, në ndihmë të Policisë së Shtetit për
ruajtjen e rendit, qetësisë publike, parandalimin e krimit dhe përballimin e situatave të emergjencave
civile.”.
2. Kudo në ligj:
a) Fjalët “Drejtor i Policisë së Shtetit” zëvendësohen me fjalët “Drejtor i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.