PËR DËRGIMIN NË AFGANISTAN TË NJË KOMPANIE SHTESË, TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Akti normativ nr. 3/2009, datë 10 gusht 2009, nga Ministria e Mbrojtjes.
- Numri
- 3/2009
- Data e miratimit
- 10 gusht 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 135, 17 shtator 2009
- Hyn në fuqi
- 17 shtator 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2009-09-17
AKT NORMATIV
Nr.3, datë 10.8.2009
PËR DËRGIMIN NË AFGANISTAN TË NJË KOMPANIE SHTESË, TË FORCAVE TË
ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Mini strit të Mbrojtjes,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Dërgimin në Afganistan të një kompanie shtesë të Forcave të Arm atosura të Republikës
së Shqipërisë, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit.
Neni 2
Misioni i autorizuar i kësaj kompanie është ruajtja dhe sigurim i i bazës, objekteve,
personave të rëndësishëm, si dhe kryerja e shërbimeve në pikat e kontrollit.
Neni 3
Ushtarakët, që do të marrin pjesë, për ditët e qëndrimit në këtë mision, veç pagës mujore,
do të marrin, për vështirësi shërbimi, edhe një shpërblim ditor , të njëjtë me atë të ushtarakëve, që
dërgohen në mision, në përputhje me ligjin nr.8932, datë 26.7.2 002 “Për dërgimin e një force
ushtarake shqiptare në Afganistan, në kuadër të koalicionit ndë rkombëtar kundër terrorizmit”, të
ndryshuar.
Neni 4
Ky aktnormativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.