PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9880, DATË 25.2.2008 “PËR NËNSHKRIMIN ELEKTRONIK”
Akti normativ nr. 8/2009, datë 30 shtator 2009, nga Këshilli i Ministrave.
- Numri
- 8/2009
- Data e miratimit
- 30 shtator 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 143, 8 tetor 2009
- Hyn në fuqi
- 8 tetor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2009-10-08
AKT NORMATIV
Nr.8, datë 30.9.2009
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9880, DATË 25.2.2008 “PËR NËNSHKRIMIN
ELEKTRONIK”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Krye ministrit, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Në pikën 2 të nenit 10 të ligjit nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”,
fjalët “…të ministrit, që mbulon punët e brendshme” zëvendësohen me “…të ministrit përgjegjës
të fushës, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.