PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK PËR PROJEKTIN “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM EKONOMIK DHE RAJONAL, NXITJA E PUNËSIMIT DHE ARSIMI PROFESIONAL”
Ligji nr. 59/2017, datë 20 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 59/2017
- Data e miratimit
- 20 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 10 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 25 maj 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2017-05-10
LIGJ
Nr. 59/2017
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË
SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK
PËR PROJEKTIN “ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM EKONOMIK DHE RAJONAL,
NXITJA E PUNËSIMIT DHE ARSIMI PROFESIONAL”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja me shkëmbim notash ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin
teknik për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi
profesional”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 20.4.2017
Shpallur me dekretin nr. 10266, datë 4.5.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bujar Nishani
I nderuar zoti Ambasador,
Kam nderin t'i referohem notës tuaj të datës 26 shtator 2016, nr. Wi 445 TZ 129, e cila citon:
Zoti Ministër
Kam nderin, që në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, duke ju referuar
protokollit të bisedimeve ndërqeveritare të datës 12 korrik 2016 si dhe në zbatim të marrëveshjes
mbi Bashkëpunimin Teknik mes Gjermanisë dhe Shqipërisë të datës 21 tetor 1988, t’ju propozoj
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.