PËR FINANCAT E VETËQEVERISJES VENDORE
Ligji nr. 68/2017, datë 27 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 8 qershor 2023.
- Numri
- 68/2017
- Data e miratimit
- 27 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 113, 22 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 6 qershor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2017-05-22
LIGJ
Nr. 68/2017
PËR FINANCAT E VETËQEVERISJES VENDORE
(Ndryshuar me ligjin nr. 40/2023, datë 8.6.2023)
(i përditësuar)
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt:
a) përcaktimin e rregullave, të parimeve e procedurave të financimit të njësive të vetëqeverisjes vendore, përfshirë të ardhurat e veta nga taksat dhe tarifat vendore, taksat e ndara, transfertat nga Buxheti i Shtetit, si dhe të ardhurat e tjera të parashikuara me ligj;
b) përcaktimin e rregullave bazë për madhësinë dhe ndarjen e transfertave të qeverisjes qendrore të njësitë e vetëqeverisjes vendore;
c) përcaktimin e rregullave për politikat, instrumentet dhe procedurat për menaxhimin e financave publike në nivel vendor;
ç) çështje të tjera të rëndësishme për financimin e funksioneve të vetëqeverisjes vendore.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim:
1. Të sigurojë mënyrën e financimit të njësive të vetëqeverisjes vendore në përputhje me parimet e autonomisë vendore, të sanksionuara në Kushtetutën e Shqipërisë, Kartën Europiane për Vetëqeverisjen Vendore dhe ligjin për vetëqeverisjen vendore.
2. Të garantojë transparencën dhe parashikueshmërinë e transfertave nga qeverisja qendrore për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 8 qershor 2023 · 40/2023 · Për disa ndryshime dhe një shtesë në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.