Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR1

Ligji nr. 71/2017, datë 27 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
71/2017
Data e miratimit
27 prill 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 113, 22 maj 2017
Hyn në fuqi
6 qershor 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2017-05-22

LIGJ

Nr. 71/2017

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN

E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 49, të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, pas pikës 2

shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të

akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së

turizmit, është 6 për qind. Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me

vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 27.4.2017

Shpallur me dekretin nr. 10326, datë 18.5.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bujar Nishani

1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me Direktivën e Këshillit 2006/112/KE, datë 28 nëntor 2006, “ Mbi sistemin e përbashkët të tatimit mbi

vlerën e shtuar”, të ndryshuar, Numri CELEX 32006L0112, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 347, datë, 11.12.2006, faqe 1-118.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.