PËR FALJEN E DETYRIMEVE NDAJ FONDIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE TË PERSONAVE NË PENSION INVALIDITETI, SIPAS LIGJIT NR. 7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, DHE TË PERSONAVE NË PENSION, SIPAS LIGJIT NR. 150/2014, “PËR PENSIONET E PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA, NË NËNTOKË”, TË KRIJUARA PËR SHKAK TË PUNËSIMIT GJATË KOHËS SË PËRFITIMIT TË PENSIONIT
Ligji nr. 72/2017, datë 27 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 72/2017
- Data e miratimit
- 27 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 113, 22 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 6 qershor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2017-05-22
LIGJ
Nr. 72/2017
PËR FALJEN E DETYRIMEVE NDAJ FONDIT TË SIGURIMEVE SHOQËRORE
TË PERSONAVE NË PENSION INVALIDITETI, SIPAS LIGJIT NR. 7703, DATË
11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË
NDRYSHUAR, DHE TË PERSONAVE NË PENSION, SIPAS LIGJIT NR. 150/2014, “PËR
PENSIONET E PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA, NË NËNTOKË”,
TË KRIJUARA PËR SHKAK TË PUNËSIMIT GJATË KOHËS SË PËRFITIMIT TË
PENSIONIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Falen detyrimet ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të personave në pension invaliditeti, sipas
dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, dhe të personave që kanë marrë pension, sipas dispozitave të ligjit nr. 150/2014, “Për
pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, në përputhje me gjendjen e papaguar
në datën 31.12.2016, të cilat kanë rezultuar si shkak i punësimit të tyre gjatë kohës që përfitonin
pensionin e invaliditetit apo pension si punonjës që ka punuar në miniera, në nëntokë.
Procedurat e zbatimit të faljes së detyrimeve miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe
zbatohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.