PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 64/2012, “PËR PESHKIMIN”, TË NDRYSHUAR1
Ligji nr. 80/2017, datë 27 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 80/2017
- Data e miratimit
- 27 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 114, 22 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 6 qershor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2017-05-22
LIGJ
Nr. 80/2017
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 64/2012, “PËR PESHKIMIN”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
Në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1
Në nenin 4, pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1/1. “Anije aktive peshkimi” janë anijet e peshkimit që kanë kryer veprimtari peshkimi (një ose disa ditë) gjatë një viti kalendarik. Një anije peshkimi, e cila nuk ka kryer veprimtari peshkimi gjatë një viti kalendarik konsiderohet “joaktive.”.
Neni 2
Në nenin 32, pika 5 riformulohet si më poshtë:
“5. Forma, përmbajtja dhe mënyra e administrimit të RAP-it, si dhe dokumentacioni, procedurat dhe afatet që duhen respektuar për aplikimin për regjistrim dhe/ose ankim të vendimit për refuzimin e regjistrimit, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Neni 37 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 37
1. Ndalohen peshkimi, mbajtja në bord, transitimi në barkë dhe anije, zbarkimi i qëllimtë dhe hedhja në treg ose për konsum, në çdo periudhë, zonë e me çfarëdo lloj mjeti a pajisjeje, i këtyre organizmave ujorë:
1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.