PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM TEKNIK PËR PROJEKTIN “FONDI PËR STUDIME DHE EKSPERTË”
Ligji nr. 78/2017, datë 27 prill 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 78/2017
- Data e miratimit
- 27 prill 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 114, 22 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 6 qershor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2017-05-22
LIGJ
Nr. 78/2017
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË
REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM TEKNIK PËR
PROJEKTIN “FONDI PËR STUDIME DHE EKSPERTË”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja me shkëmbim notash ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim teknik për projektin “Fondi
për studime dhe ekspertë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 27.4.2017
Shpallur me dekretin nr. 10332, datë 18.5.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Ambasadori i Republikës Federale
të Gjermanisë
Numri i dosjes: Wi 445 TZ 118
Tiranë, më 26 shtator 2016
Zoti Ministër,
Kam nderin, që në emër të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, duke iu referuar protokollit
të bisedimeve ndërqeveritare të datës 12 korrik 2016 si dhe në zbatim të marrëveshjes mbi Bashkëpunimin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.