Ligj

PËR ZONAT E MBROJTURA

Ligji nr. 81/2017, datë 4 maj 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 22 shkurt 2024.

Numri
81/2017
Data e miratimit
4 maj 2017
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 116, 23 maj 2017
Hyn në fuqi
7 qershor 2017
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2017-05-23

LIGJ

Nr. 81/2017

PËR ZONAT E MBROJTURA

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe fusha e zbatimit

1. Ky ligj ka për objekt shpalljen, ruajtjen, administrimin, menaxhimin, përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura mjedisore dhe të burimeve të tyre natyrore e biologjike, në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm, për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale e kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë, si dhe përcaktimi i përgjegjësive të institucioneve publike dhe personave fizikë/juridikë privatë për ruajtjen dhe administrimin e qëndrueshëm të tyre, nëpërmjet:

a) evidentimit, përcaktimit dhe shtimit të zonave të mbrojtura mjedisore ose zgjerimit të atyre ekzistuese;

b) sigurimit, ruajtjes, rehabilitimit dhe ripërtëritjes së ekosistemeve të habitateve natyrore, të llojeve, të rezervave dhe të peizazheve natyrore brenda zonave të mbrojtura mjedisore;

c) përdorimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura mjedisore, duke integruar elementë të tij në strategjitë, planet, programet dhe vendimmarrjet e të gjitha niveleve.

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për sipërfaqet e përfshira brenda kufijve të zonave të mbrojtura mjedisore në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Qëllimi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 22 shkurt 2024 · 21/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017, "Për zonat e mbrojtura"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.