PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, “HUAMARRËSI”, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, “KFW”, PËR PROGRAMIN E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE III/IV, FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIME PËR VENDNDODHJET E PROJEKTEVE BERAT ‐ KUÇOVË, DELVINË, GJIROKASTËR, KAMËZ, LIBRAZHD DHE LUSHNJË
Ligji nr. 87/2017, datë 4 maj 2017, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 87/2017
- Data e miratimit
- 4 maj 2017
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 117, 23 maj 2017
- Hyn në fuqi
- 7 qershor 2017
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 117, datë 2017-05-23
LIGJ
Nr. 87/2017
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, “HUAMARRËSI”, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, “KFW”, PËR PROGRAMIN E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE III/IV, FURNIZIMI ME UJË DHE KANALIZIME PËR VENDNDODHJET E PROJEKTEVE BERAT - KUÇOVË, DELVINË, GJIROKASTËR, KAMËZ, LIBRAZHD DHE LUSHNJË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Huamarrësi”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për financimin e programit të infrastrukturës bashkiake III/IV, furnizimi me ujë dhe kanalizime për vendndodhjet e projekteve Berat - Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamëz, Librazhd dhe Lushnjë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 4.5.2017
Shpallur me dekretin nr. 10341, datë 18.5.2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
MARRËVESHJE HUAJE
DATË ___________
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (“HUAMARRËSI”) DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN (“KFW”) PËR 35,000,000.00 EURO BMZ-ID 2011 659 68 DHE 2012 658 67
HUAJA NR. 27227
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.